Vendosni fjalën kyçe....

Liverpool kualifikohet në finale të “Carabao Cup”


Liverpooli është kualifikuar në finale të “Carabao Cup”.

“Të Kuqtë” barazuan 1:1 me Fulhamin në udhëtim, ndërsa paraprakisht kishin fituar 2:1 në ndeshjen e parë.

Luiz Diaz kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 11-të të ndeshjes.

Barazimi i rezultatit erdhi në minutën e 77-të nëpërmjet Diop.

Liverpool shkon në finalen e parë për këtë sezon, aty ku do ta presë Chelsea.