Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar me vdekje në SHBA, i burgosuri i parë që do të ekzekutohet me gaz azoti


Një i dënuar me vdekje në Alabama pritet të bëhet personi i parë në SHBA që do të ekzekutohet me metodën e gazit të azotit, pasi humbi apelin e fundit në gjykatë.

Gjykata e Lartë e SHBA dhe një gjykatë më e ulët e apelit refuzuan të bllokojnë atë që avokatët e Kenneth Eugene Smith e quajtën një dënim “mizor dhe të pazakontë”.

Sipas tyre përdorimi i azotit mund të shkaktojë vuajtje të panevojshme dhe një rrjedhje e mundshme mund të dëmtojë njerëzit e pranishëm në dhomë.

Avokatët e 58-vjeçarit i kanë kërkuar Gjykatës së Lartë të SHBA-së të ndërhyjë, duke e quajtur protokollin e gazit të azotit në Alabama “të lëshuar së fundmi dhe të patestuar” dhe “një metodë e re ekzekutimi që nuk është tentuar kurrë nga asnjë shtet apo qeveria federale”.

Metoda e gazit në Alabama hipoksia e azotit është krijuar për t’i privuar të burgosurit nga oksigjeni duke vendosur një maskë të lidhur me një cilindër azoti mbi fytyrën e tyre.

Smith, 58 vjeç, u dënua në vitin 1989 për vrasjen e Elizabeth Sennett.