Vendosni fjalën kyçe....

Kurti dhe Mustafa në takim për koalicionin, posti i kryeparlamentarit pika e zjarrtë e marrëveshjes


Takimi që ka nisur në Kuvend të Kosovës në mes të krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të LDK-së, do të ketë në qendër të vëmendjes edhe sot postin e kreut të Kuvendit, që është zgjedhur me 26 dhjetor.

VV e ka bërë të qartë se nuk e sakrifikon Glauk Konjufcën dhe për këtë ka ofruar ministri shtesë. Ndërsa, LDK vetëm pak orë para takimit nëpërmjet Agim Veliut  e ka kërkuan pozitën e spikerit të Kuvendit, shkruan Gazeta Express.

Si asnjëherë më parë, në Kuvend të Kosovës, në ditën që u tha se do të finalizojë marrëveshjen apo do të tregojë se LV dhe LDK nuk përputhen në qëndrime janë mbledhur të gjitha fytyrat kyçe të të dy partive.

Nga Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend në takim momentalisht gjenden, Albin Kurti kryetari i partisë, dy nënkryetarët, Besnik Bislimi dhe Fatmire Kollçaku si dhe Albulena Haxhiu, anëtare e kryesisë. Sot ndërkaq, nuk është i pranishëm Glauk Konjufca që si kryetar i parlamentit është duke e përfaqësuar Kosovën në Bruksel.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *