Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea kualifikohet në finalen e EFL Cup, Broja ia del të prekë rrjetën


Chelsea është kualifikuar për në finalen e EFL CUP, pasi mundi pastër 6-1 Middlesbrough.

Blutë e Londrës, ndryshe nga çfarë kemi parë këtë edicion, shënuan plot 6 gola, për të përmbysur disfatën 0-1 në aktin e parë.

Pas çerek ore lojë, Armando Broja zhbllokoi ndeshjen, i ndihmuar edhe nga një devijim. Sulmuesi shqipar shërbeu për golin e dytë, teksa një gjuajtje e tij u shndërrua në asist për Enzo Fernandez në minutën e 29-të.

Të besuarit e Mauricio Pochettinos u treguan të papërmbajtshëm në pjesën e parë, duke mbyllur një herë e mirë llogaritë, teksa realizuan gol edhe Disasin e Palmer.

Në pjesën e dytë, Chelsea-t i vazhdoi me spektaklin, Palmer kompletoi dopietën, ndërsa Madueke vendosi emrin në listën e golashënuesve. Për mysafirët goli i nderit mban firmën e Rogers.

Broja me shokë shkojnë kështu në finale, aty ku do gjejë fituesin e çiftit Liverpool-Fulham.