Vendosni fjalën kyçe....

Ish-prokurori i bar VIVA: Duhet hetuar si u takua McGonigal me Ramën


Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, deklaroi në “News 24” se detyra e prokurorëve të SPAK është që të zbulojnë se si kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime të pa protokolluara dhe të pa dokumentuara me një ish-agjent të FBI-së, dhe a kanë qenë në dijeni autoritetet shqiptare për këto takime.

Beci i bëri deklaratën teksa komentonte marrjen në pyetje të Agron Nezës nga SPAK-u ditën e sotme.

Beçi theksoi se kur një agjent i thjeshtë vjen në vendin tonë për takime ka një protokoll të caktuar dhe është Ambasada Amerikane ajo e cila e vendos në dijeni.

“Prokuroria duhet të zbulojë se si kryeministri ka bërë takime të pa protokolluara dhe të pa dokumentuara me një ish-agjent të FBI-së, a kanë pasur dijeni autoritetet shqiptare? Një agjent i thjeshtë kur vjen në Shqipëri ka protokolle të caktuara. Njofton ambasada amerikane për takime të tilla. Të gjitha këto duhen parë se si në Republikën e Shqipërisë kanë kaluar takime të tilla”, tha ish-prokurori.

Zoti Beci kur ishte prokuror i krimeve të renda u filmua nga Tom Doshi në vitin 2015 në mjediset e Bar Viva sëbashku me të ashtuquajturin “Toni i Kombinatit”, të cilin Beci deklaroi se e njihte si rastësisht ndërsa Tom Doshi e akuzonte Becin se e mbronte këtë personazh.