Vendosni fjalën kyçe....

U dhunua brutalisht nga një grup personash, ndërron jetë në spital 18-vjeçari nga Podujeva


Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ditën e sotme pasi ishte dhunuar brutalisht në Podujevë para disa ditësh.

Sipas mediave në Kosovë i riu ndodhej prej 6 ditësh në spital duke u trajtuar pasi kishte marrë lëndime të rënda në kokë.

Raportohet se ai është dhunuar nga një grup personash në qytetin e Podujevës për arsye ende të paditura, ndërsa dyshohet se para të goditej ai është përplasur fillimisht me makinë.