Vendosni fjalën kyçe....

6 viktima e 116 raste të reja me koronavirus në vend


Pesë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend lidhur me Covid-19.

Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë tregohet se së fundmi janë kryer 835 testime për koronavirusin e ri nga të cilat janë zbuluar 116 raste të reja.

Viktimat janë sipas njoftimit pesë qytetarë nga Tirana; një 56 vjeçar, një 64 vjeçare, një 71 vjeçare, një 77 vjeçar dhe një 89 vjeçare.

Në dy spitalet covid në vend janë shtruar 189 persona nga të cilët 20 janë në terapi intensive me 8 prej tyre të intubuar.

Ministria përsërit thirrjen për zbatimin e rregullave për parandalimin e përhapjes së virusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *