Vendosni fjalën kyçe....

Pozitat e lëkundura të Piolit te Milani, emrat që mund ta zëvendësojnë


Pozitat e Stefano Piolit në stolin e Milanit janë të lëkundura.

Tashmë po fliten disa emra që mund ta zëvendësojnë Piolin në postin e trajnerit.

Në krye të listët duket të jetë Antonio Conte, i cili është pa punë.

Po ashtu, kadidatura e Contes mbështetet fuqimisht nga Ibrahimoviç.

Emrat tjerë në listën e italianëve janë edhe Thiago Motta, Raffaele Palladino si dhe Roberto De Zerbi.

Pas 20 javëve, Milani gjendet në vendin e tretë në tabelë me 42 pikë, nëntë më pak se lideri.