Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i djegur brenda kasolles 49-vjeçari në Kolonjë


Një 49-vjeçar ëshë gjetur i vdekur në kasollen e bagëtive në Kolonjë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Oseckë ndërsa viktima që punonte si bari dyshohet se ka lënë ndezur një qiri gjatë natës e më pas kasollja ka shpërthyer në flakë.

Hollësi të mëtejshme nuk dihen ende ndërsa policia po heton ngjarjen, thuhet në njoftim.

Njoftimi

“Gjatë natës, në fshatin Oseckë, njësia administrative Leskovik, dyshohet se për shkak të lënies ndezur të një mjeti për ndriçim (qiri), ka marrë flakë kasollja ku qëndronte shtetasi A. V., 49 vjeç (bari). Si pasojë, 49-vjeçari ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku vijon puna për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e ngjarjes.”