Vendosni fjalën kyçe....

U kapën me doza kanabisi pranë një shkolle në Tiranë, arrestohen dy të rinjtë


Policia ka arrestuar 2 shtetas të cilët u kapën në flagrancë me doza kanabisi, në afërsi të një shkolle, në Rrugën Bardhyl.

Policia ka sekuestruar dozat me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, një grirëse metalike dhe një automjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale.

Shtetasin D.Gjini dhe A.Beba të moshës 26-vjeç dyshohet se nga verifikimet e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza që ta shisnin pranë shkollave.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se dy shtetas shisnin lëndë narkotike kanabis, në afërsi të një shkolle në Rrugën Bardhyl, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në afërsi të një shkolle në këtë rrugë, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit D. Gj., 26 vjeç dhe A. B., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën këtyre shtetasve, sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, dhe një grirëse metalike.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shisnin në afërsi të shkollave.

Lënda narkotike, së bashku me grirësen metalike dhe automjetin që përdorej nga këta shtetas, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.