Vendosni fjalën kyçe....

Deklaratat e Ramës për Reformën Zgjedhore, Bardhi: S’ka interes të bëjë asnjë reformë që i shërben qytetarëve


Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me reformën zgjedhore, ku nuk nguroi të ironizonte opozitën.

Sipas Gazment Bardhit deklaratat e Ramës tregojnë ‘mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka Kryeministri i Shqipërisë për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike’.

Ai thekson se beteja e opozitës në Kuvend është e drejtë dhe se Shqipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale.

Reagimi i kryetarit të grupit parlamnetar të PD, Gazment Bardhi

Edi Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i sherben qytetarëve shqiptareve. Pohimi në publik se po djeg me vetëdije Komisionin e Reformës Zgjedhore që të mos u japë shqiptarëve një reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që garanton standartet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tregon edhe njëherë mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka Kryeministri i Shqipërisë për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike.