Vendosni fjalën kyçe....

Milan forcon repartin e mbrojtjes, transferon lojtarin e Veronas


AC Milan ka njoftuar blerjen e re në merkaton dimërore. Filippo Terracciano është lojtari më i ri i Milanit. Mbrojtësi, i cili vjen nga Verona, ka firmosur një kontratë me kuqezinjtë, të vlefshme deri në vitin 2028.

Transaksioni për blerjen e mbrojësit i kushtoi kuq e zinjve 4.5 mln euro dhe 1 tjetër në formë bonusi!

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë në kanalet e saj zyrtare se ka blerë përgjithmonë shërbimet sportive të futbollistit Filippo Terracciano nga Hellas Verona FC. Mbrojtësi italian ka nënshkruar kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2028” – Shkruan klubi.

20-vjeçari numëron 18 paraqitje me Veronën. Lojtari ka dalë nga akademia e Veronës dhe shihet një lojtar me prespektivë për të ardhmen. Terracciano do të veshë fanellën me numrin 38. Ndeshja e tij e parë në kampionat me fanellën e Milanit me gjasë do të jetë ajo ndaj Romës, me 14 janar.