Vendosni fjalën kyçe....

Partizani barazon 1-1 në testin miqësor përballë skuadrës holandeze të Volendamit


Orges Shehi debuton me barazim në stolin e Partizanit. Kampionët në fuqi të Shqipërisë zhvilluan një test miqësor mesditën e së premtes në Antalia (Turqi), aty ku prej tre ditësh po vijojnë me mini-fazën përgatitore.

Kundër Volendam, ekipit të elitës holandeze, të kuqtë barazuan 1-1, teksa vlen për t’u theksuar se pjesa e parë u dominua nga shqiptarët. Orges Shehi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Qirko, Buxhelaj, Cara, Gueye, Hadroj, Keko, Mehmeti, Mensah, Rrapaj, Sembene dhe Sota.

45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura, ndërsa Birçaj në minutën e 68-të kaloi në epërsi të kuqtë. Vetëm pesë minuta zgjati avantazhi i Partizanit, me holandezët që barazuan 1-1 me Booth në të 73 minutë.

Kështu, Orges Shehi debuton me barazim në stolin e Partizanit, teksa trajneri pas katër ditësh (9 janar) do ketë një tjetër shans të shohë formën e lojtarëve, në miqësoren ndaj Neftchi Baku.