Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i Berishës: Vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën skandali më i madh, shkelje flagrante e ligjit


Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, e ka quajtur shkelje flagrante të ligjit vendimin e Gjykatës sëLartë për vulën e logon e PD-së.

Përmes një reagimi ai thekson se vendimi ndjek qëllime të pastra politike kundër vullnetit të anëtarësisë së PD-së.

Gjokutaj shton më tej se prishja e vendimit të Apelit e kthimi po në Apel legjitimon atë që ai e quan skandali me i madh procedurial sipas të cilit Basha e Elibaej njihen si subjekte ankimuese ndërkohë që nuk kanë qenë palë në gjykimin në  Shkallë të Parë.

“Vendimi i Gjykates se Larte ne lidhje me Statutin e Rithemelimit te Partise Demokratike sot eshte nje shkelje flagrante e ligjit dhe qe ndjek qellime te pastra politike kunder vullnetit te anetaresise se saj! Prishja e vendimit te Gjykates se Apelit dhe kthimi i çeshtjes po ne Apel legjitimon skandalin me te madh procedurial njohjen e si subjekt ankimues te Basha & Alibeaj nderkohe qe ata nuk kane qene pale ne gjykimin ne shkalle te pare! Ligjerisht GjL duhej te kishte prishur vendimin e Gjykates se Apelit per moslegjitimim te ankuesit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane!

Drejtesia shqiptare ka rene! Ajo sot eshte kthyer ne Agjensi Sherbimi prane Qeverise dhe mercenareve te saj!” – thotë Gjokutaj.