Vendosni fjalën kyçe....

Forcat izraelite thellojnë luftimet në Gazën jugore


Kryeministri i Izraelit thotë se intensiteti i luftimeve në Gaza nuk do të ulet së shpejti.

“Ne ju shohim dhe do të vijmë tek ju,” i tha Netanyahu Hamasit në një video të postuar në X.

“Ne po vazhdojmë luftën, duke thelluar luftimet në Rripin jugor të Gazës dhe gjetkë. Ne luftojmë deri në fund.”, deklaroi ai.

Mesazhi i fundit vjen ndërsa presioni ndaj Izraelit rritet përfshirë edhe nga aleatët  për të bërë më shumë për të parandaluar viktimat civile, veçanërisht në Gazën jugore, ku qindra mijëra civilë kanë ikur.

Nga ana e saj, Shtetet e Bashkuara thonë se duan që Izraeli të kalojë në një fazë luftimesh “me intensitet më të ulët”, por zyrtarët amerikanë përsërisin se nuk do të vendosin kushte ose afate kohore ndaj Izraelit.