Vendosni fjalën kyçe....

Bufi i vogël shfaqet në pemën festive, familjarët e kishin ngatërruar për zbukurim (Video)


Një zog buf është gjetur duke jetuar në pemën e Krishtlindjes së një familjeje pas 4 ditësh, ndërsa familjarët e kishin kujtuar si zbukurim për pemën.

Shumë familje janë të zëna këtë periudhë duke zbukuruar pemët e festave të fundvitit. Një familje në Lexington, Kentaki, madje mori një bonus në pemën e saj, pasi ajo erdhi me një buf falas.

Michele White tha se familja e kishte dekoruar pemën si zakonisht dhe e kishte mbajtur atë në dhomën e tyre të ndenjes për katër ditë përpara se të vinte re vizitorin e vogël.

Ylli brenda pemës së tyre të Krishtlindjes doli të ishte një buf i vogël. Bobby Hayes, i cili punonte si pastrues qilimash për kompaninë e tij ‘Magic Carpet Cleaning’, ishte në shtëpinë e familjes dhe vuri re se pema e Krishtlindjes filloi të lëvizte ndërsa ai futi në prizë disa pajisje.

Bufi mendohet të jetë një buf lindor (Megascops asio), një specie e zakonshme që gjendet në pyje dhe zona periferike ku ata shpesh përdorin kuti foleje.