Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e opozitës, Policia rreshtohet para Kryesisë të Kuvendit


Policia ka nisur zbatimin e planeve për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita te Kryesia e Kuvendit.

Policë të shumtë kanë rrethuar godinën ku pritet të zhvillohet protesta.

Protesta është thirrur në orën 11:30 ndërsa në orën 12:00 Këshilli i Mandateve pritet të shqyrtojë kërkesën e SPAK për masën arrest me burg/shtëpie për Sali Berishën për çështjen “Partizani”.