Vendosni fjalën kyçe....

Liga e Kampionëve / Sot hidhet shorti i fazës së 1/16, skuadrat e dy vazove


Faza e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve do të zbulohet ditën e sotme në orën 12:00, me shortin që do të hidhet në Nion të Zvicrës.

Në vazon e parë bëjnë pjesë të gjitha ato skuadra që e mbyllën fazën e grupeve në vendin e parë. Bayern Mynih, Arsenal, Real Madrid, Real Sociedad, Atletiko Madrid, Dortmund, Man. Siti dhe Barcelona, janë skuadrat e vazos së parë.

Në vazon e dytë janë: Kopenhagen, PSV, Napoli, Inter, Lacio, PSG, Lajpcig dhe Porto.

Skuadrat që bënin pjesë në të njëjtin grup nuk do të mund të përballen sërish në këtë fazë.

Takimet e para e këtij raundi do të luhen në datat 13/14 shkurt dhe 20/21 shkurt, ndërsa duelet e kthimit janë parashikuar në datat 2/6 mars dhe 12/13 mars.

Pasi të mbarojnë këto sfida do të hidhet shorti i çerekfinaleve, ku më pas do të mësohen dhe çiftet gjysmëfinale dhe finale.