Vendosni fjalën kyçe....

Rama takon Elon Musk në Itali: Me Mister X në Romë


Gjatë festës të organizuar nga partia e kryeministres së Italisë Giogia Meloni, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama është takuar me Elon Musk.

“Me Mister X në Romë”, shkruan Rama, ndërsa në videon e publikuar shihen duke biseduar me themeluesin e Tesla-s.

Në fjalimin e tij në skenën e Atreju, Elon Musk deklaroi se emigracioni nuk mund të zgjidhë rënien demokgrafike të vendeve të industrializuara.

Ai përmendi rastin e Kinës e cila do të humbasë 40% “të popullsisë së saj”.

“Këshilla ime për të gjithë drejtuesit e qeverisë dhe njerëzit është: sigurohuni që të keni fëmijë për të krijuar një brez të ri.”

Musk, i cili doli në skenë në Atreju me një nga fëmijët e tij në krahë, u kërkoi italianëve dhe vendeve të tjera të industrializuara të kishin fëmijë ose kultura e Italisë, Japonisë dhe Francës do të zhduket.

Musk nënvizoi se për shkak të rënies demografike “ne rrezikojmë të mos i kemi më këto vende. Italia sigurisht që ka kufij, por është bërë nga italianët, nga njerëzit”.

Musk ka shprehur dëshirë e tij për të vizituar Shqipërinë dhe kryeministri Rama “Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurt që s’do pendohesh”.

Elon Musk: Do më pëlqente të vija në Shqipëri!

Edi Rama: Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurtë që s’do pendohesh