Vendosni fjalën kyçe....

PD e rithemelimit denoncon komandantin e Gardës së Republikës, Genta Vangjeli: Gramoz Sako ‘mbahet peng’


Rithemelimi i ish-kryeministrit Sali Berisha ka denoncuar sot komandantin e Gardës së Republikës, Gramoz Sako se po përdoret për të zbatuar urdhra për të penguar hyrjen në Kuvend të opozitës.

Në një dalje për mediat, zëdhënësja Antikorrupsion, Genta Vangjeli, tha se Sako ‘mbahet peng’ pasi vëllai i tij ka përfituar mbi 62 milardë lekë para publike për bizneset e tij.

DEKLARATË PËR MEDIA

Komandanti i Gardës, Gramoz Sako, që ju e shihni t’u zërë pritë deputetëve të zgjedhur nga shqiptarët, dhe të mos i lejojnë të futen në zyra, apo t’i kontrollojë si të ishin kriminelë, e bën të gjithën këtë për një arsye.

Për të mbrojtur dhe pasuruar bizneset e të vëllait dhe për të përfituar edhe vetë. Politizimi i Gardës së Republikës kaq demonstrativisht, ka pra një arsye që vlen mbi 62 milardë lekë. Kjo është shuma që kompanitë e të vëllait të Sakos kanë përfituar nga qeveria. Vëllai i komandantit të Gardës rezulton pronar në të paktën 6 subjekte tregtare “Kadria shpk”, Dion Energji shpk, NAVIA shpk, 2T shpk, RAWAFED AL TOROK SHQIPERI shpkl torok JB 2B 1979 & 2T shpk.

Më 30 mars 2023 ai u bë pjesë e shoqërisë tregtare Joint Venture 2B 1979 dhe 2T shpk, dhe Edi Rama në cilësinë e Kryetarit të KKT, më 18 Tetor 2023, miratoi lejen për këtë subjekt për ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet 2 MW dhe veprave ndihmëse”.

Vini re datën: mu në zemër të protestave opozitare. Sapo u dha leja, Gramozi u bë edhe më trim dhe i shtroi mjetet represive kundër deputetëve të opozitës.

Para kësaj dhurate për mercenarizmin, Sako ka marrë një duzinë kontratash të tjera me para publike, pra të taksapaguesve shqiptarë.

Kështu ecën përpara dhe shkëlqen biznesi i familjarëve të vetëm njërit prej zyrtarëve të lartë me kontratat publike, konkretisht:

Projekti për Rikualifikimin e vijes bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum;

Ndërtimi i segmentit rrugor “Zgosht-Ura e Cerenecit” 41.7 km.

Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7;

Mirëmbajtje e segmentit rrugor Unaza e Jashtme e Tiranës;

Ndërtim i Rrjetit K.U.Z të fshatit Shënavlash 2021

Mirembajtje e rrugës Berat- Corovode + rruga Corovode – Hambul;

Rindërtim i njësive të banimit në ndërtesa (pallat) per zonen e re për zhvillim Bubq, Bashkia Krujë;

Ndërtimi i godinës TIP ne RSU 3 (Nr.7), Rindërtimi i 14objekteve Arsimore në Bashkinë e Tiranës;

Rindërtimi i objektit “Shkolla 9 vjeçare Hasan Koci”, Bashkia Durres;

Ndërtimi i Rrjetit Rrugor dhe Infrastrukturës Urbane të Zonës së Valiasit;

Rikonstruksion i Fiderit A8 nga ajrore ne kabllore, Bulevardi i Ri – Kodër Kamëz,Rikonstruksion i rrugës Dukaj Sinanaj

Mirëmbajtje rruga Korçë – Voskopojë + rruga Bilisht – Baban – Hoçisht + Rruga Ura Baban – qendra Baban;

Rikualifikim urban në Vlorë dhe ndërtimi i argjinaturës për mbrojtjen nga Vjosa në Novoselë;

Rrikonstruksioni i rrjetit shpërndarës të Ujësjellësit të qytetit Ballsh;

Rikonstruksioni Rruga Manastiri Shën Vlash;

Ndërtimi i zyrave të Drejtorisë Rajonale OSSH Durrës;

Ndërtimi i rrugës Gusmar-Kuç, Bashkia Tepelenë;

Rikonstruksion i Magjistralit Kryesor dhe rrjetit të brendshëm të ujësjellesit të qytetit Patos, Loti I, (rrjeti shperndarës);

Rehabilitim i skemës ujitëse Bulo dhe kanali kullues K-1-76 Fushë-Nepravishtë, Bashkia Libohovë;

Përmirësimi i Infrastrukturës rrugore në funksion të zhvillimit të turizmit dhe agroturizmit në rajonin 4.

Mirëmbajtje aksi rrugor Berat-Çorovodë

Përmirësim infrastrukture në zonën e mbrojtur Kune-Vain, Lezhë;

Mirëmbajtje Aksi Rrugor K/Strelce-K/Maliq i Oparit + aksi rrugor Shkëmbi i Dobercanit – Kufi Gramsh;

Rikonstruksion rrjet furnizimi me ujë adresa Shemsi Haka, Ali Demi, Idriz Dollaku

Sistemimi i kanalizimeve të ujrave të ndotura të zonës Turistike Hamallaj, Faza I;

Rikonstruksion i Sheshit Taulantia Durrës

Mirëmbajtje Rruga Libonik – Lozhan – Grabovë + Rruga Lin – Pogradec + Rruga Voskop – Voskopojë 72 Km;

Stabilizimi i rrëshqitjes në aksin Tunel-Elbasan

Rehabilitimi i digës së Rragamit të Hec-it te Vau i Dejës

Ndërtimi i rrugës Qukes-Qafë Plloçë, km 33+800, Km 43+310;

Ndërhyrja në sistemin e kanalizimeve të ujrave të ndotura në zonën e Durrësit

Rehabilitimi Rruga Fitore-Aliko, në fshatrat Fitore, Aliko;

Rikonstruksioni i infrastrukturës rrugore të bllokut të kufizuar nga rruga Njazi Meka, Grigor Perlecev, Niko Avrami, Spiro Cipi, Fitnete Rexha, Myslym Keta, Skënder Vila, Lumi i Tiranës;

Rikonstruksion i rrugës Ura e Corumit – Zhabiak -Ura e Cepanit, seg i rrugës Ura e Cepanit.

Pa përmendur fare cilësinë e zbatimit të punimeve të këtyre 35 kontratave publike, theksojmë për publikun se Komandanti i Gardës së Republikës Gramos Sako, gjatë vetingut, është përballur me:

Dyshime për fshehje të pasurisë.

Shlyerje kredie pa argumentuar burimin e të ardhurave.

Shitje fiktive e një automjeti.

Mosdeklarim i saktë blerjes se një apartamenti.

Parregullsi në deklarimin e vendit të punës dhe të ardhurave të bashkëshortes.

Në kundërshtim me ligjin, ka qenë pronar i një bar kafe.

Probleme dhe me pastërtinë e figurës.

Pavarësisht gjetjeve, Sako kaloi me sukses vetingun dhe vëllai i tij vijon me sukses përfitimin e kontratave publike.