Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Greqi, ndërron jetë shqiptari, plagoset një tjetër


Një aksident është regjistruar në rrugën nacionale Drama-Eksoxi në Greqi, me pasoja fatale për dy persona. Ngjarja ndodhi 30 minuta pas mesnate.

Mediat greke raportojnë se në aksident është përfshirë një automjet që drejtohej nga një 41-vjeçar grek me një mjet që drejtohej nga nj 61-vjeçar shqiptar.

Raportohet se përplasja ka qenë fatale, ndërkohë që dy shoferët kanë ndërruar jetë. Sakaq, raportohet se një 53-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.