Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohen tre makina në Fier



Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën “Skënderbeu” në Fier.

Sipas informacioneve 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa dy prej tyre kanë qenë në lëvizje dhe dy të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale. 

Sakaq raportohet për lëndime të lehta të drejtuesve të automjeteve që ndodheshin në to.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy ambulanca, policia dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamiken e këtij aksidenti.