Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët makina në autostradën Tiranë-Durrës, shoferi shpëton për një fije


Një makinë në ecje është përfshirë sot nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas uniformave blu, nga flakët u përfshi mjeti me drejtues shtetasin me inicialet A. Z., i cili për fat të mirë arriti të dalë në kohë nga mjeti. Ai ka shpëtuar pa u lënduar, ndërsa makina është shkrumbuar plotësisht.

“Në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin A. Z., ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.”-
thuhet në njoftimin e Policisë.