Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kërkon arrestimin e Berishës, deputetët e Rithemelimit padi në Kushtetuese


Deputetët e Rithemelimi kërkojnë pezullimin e masës shtrënguese ndaj Sali Berishës e për rrjedhojë edhe pezullimin e arrestimit të tij.

“E nderuar Zonja Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Ne kërkuesit, me cilësinë e 1/5 të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, po Ju parashtrojmë në vijim faktet, provat dhe argumentat ligjore, se përse kemi paraqitur këtë kërkesë, e cila në thelb synon të zgjidhë konfliktin e kompetenca ndërmjet institucionit të Kuvendit nga njëra anë dhe pushtetit gjyqësor nga ana tjetër, për sa i përket heqjes dhe/ose kufizimit të lirisë ndaj një Deputeti, në të gjitha format, kur këto kufizime të lirisë kryhen nga pushteti gjyqësor pa pyetur, pa kërkuar e pa marrë paraprakisht autorizimin e shprehur të Kuvendit.

Nisur nga sa do të argumentojmë në vijim, ne kërkuesit i kërkojmë gjithashtu Gjykatës Kushtetuese interpretimin përfundimtar të Nenit 73, pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që konflikte të ngjashme të mos përsëriten në të ardhmen”, – thuhet ndër të tjera në padinë deputetëve të Rithemelimit.

Për të lexuar dokumentin e plotë të padisë(kliko këtu)