Vendosni fjalën kyçe....

UEFA mbyll aplikimet për biletat në Europian, fituesit njoftohen në fund të janarit


Afati për të aplikuar për bileta në Europianin e Gjermani 2024, ku merr pjesë edhe Shqipëria, ka skaduar më 12 dhjetor. 

Kanë qenë 10 ditë në dispozicion të tifozëve për të aplikuar në faqen e dedikuar të UEFA-s, ndërsa për shkak të kërkesave të larta fituesit do përcaktohen përmes lotarisë. 

Deri në fund të janarit tifozët fatlum do të njoftohen nga UEFA, ndërsa më pas ata do të vendosin nëse do ta blejnë apo jo biletën.

Gjithsej janë në shitje 1 milionë bileta, ndërsa çdo kombëtare zyrtarisht do ketë 10 mijë tifozë për ndeshje. 

Këtu pa përfshirë ata të cilët blejnë bileta si tifozë neutralë dhe duke qenë se stadiumet e Gjermanisë janë të mëdha, pritet të ketë një numër të lartë biletash.