Vendosni fjalën kyçe....

Trump jep mesazhin: Lëvizja MAGA sapo ka nisur, nuk dorëzohem kurrë


Ish-presidenti Donald Trump u shfaq i karikuar pas rënies së akuzave të Senatit në drejtim të tij për herë të dytë, duke e bërë të qartë se ai do të kërkojë të mbetet një faktori kryesor politik në vijim.

Trump denoncoi fajësimin si ‘një fazë tjetër të gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e vendit’. Ai falënderoi avokatët dhe mbështetësit e tij që e mbështetën teksa Demokratët bënë çmos që ta fajësojnë e ta gjykojnë në mënyrë që ai të mos ishte në gjendje që të kandidonte për president në të ardhmen.

74-vjeçari nuk tha se do kandidojë për president në vitin 2024, por ai tha se lëvizja ‘Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe’ vetëm sapo ka filluar.

“Në muajt përpara, unë kam shumë për të ndarë me ju dhe shpresoj të vazhdojmë rrugëtimin tonë të pabesueshëm së bashku për të arritur madhështinë amerikane për të gjithë njerëzit tanë.” – tha Trump në një deklaratë menjëherë pas votimit të Senatit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *