Vendosni fjalën kyçe....

Grabitje në Kamëz, 2 tentativa grabitje në Tiranë e Kurbin, çfarë ka ndodhur dy javet e fundit


Një tentativë grabitje ka ndodhur në Kurbin të Lezhës, ndërsa raportohet edhe për të shtëna me armë zjarri.

Policia e Kurbinit ka reaguar për ngjarjen, ku polici 23-vjeçar Dhurim Metko ka denoncuar se mbrëmjen e 11 dhjetorit, kur ka dalë nga shtëpia për në punë ka parë në rrugë 2 persona të armatosur, të cilët sipas dëshmisë së 23-vjeçarit, sapo e kanë parë atë, kanë qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Në një situatë të tillë, punonjësi i Policisë është kundërpërgjigjur, duke qëlluar nga brenda automjetit të tij, me armën e shërbimit.

Policia thotë se në vendngjarje nuk konstatohen gëzhoja, gjurmë apo prova të tjemateriale që mund t’iu përkasin shtetasve të kallëzuar nga punonjësi i Policisë.

“Rreth orës 21:00, të mbrëmjes së kaluar, punonjësi i Policisë, shtetasi Dh. M., 23 vjeç, banues në Laç, me detyrë inspektor i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lezhë, ka kallëzuar se sapo ka dalë nga banesa, për në punë, me automjet privat, ka parë në rrugë, në vendin e quajtur “Rruga e Sanxhakut”, 2 shtetas të armatosur, të cilët sipas dëshmisë së 23-vjeçarit, sapo e kanë parë atë, kanë qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Në një situatë të tillë, punonjësi i Policisë është kundërpërgjigjur, duke qëlluar nga brenda automjetit të tij, me armën e shërbimit.

Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë shtetas.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, si dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon intensivisht, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të fiksuar çdo provë qe do të çojë në sqarimin e rrethanave dhe të mekanizmit të ngjarjes, si dhe në zbardhjen e së vërtetës mbi këtë rast.

Aktualisht, nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se është dëmtuar automjeti i punonjësit të Policisë, nga qitjet me armë zjarri të kryera nga vetë punonjësi, nga brenda automjetit. Në vendngjarje nuk konstatohen gëzhoja, gjurmë apo prova të tjera materiale që mund t’iu përkasin shtetasve të kallëzuar nga punonjësi i Policisë.

Me qëllim hetimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të tij, te grupi i posaçëm hetimor është përfshirë dhe struktura vendore e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”, njofton policia

Në Lezhë ndodhet edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, për të marrë informacion për ngjarjet e fundit atje.

Pak ditë më parë në fshatin Prush të Tiranës ndodhi një tjetër grabitje, ku pesë  persona të armatosur dhe të maskuar si policë, tentuan të grabisnin një banesë ku ndodheshin një çift të moshuarish.

Ata pasi kanë hyrë brenda kanë nisur kontrollet për të gjetur sende me vlerë dhe për t’i vjedhur, ndërsa në këto momente të moshuarit  që ndodheshin në banesë kanë nuhatur se nuk bëhej fjalë për policë. 

Çifti i të moshuarve ka nisur të bërtasë, ndërsa zhurmat kanë alarmuar fqinjët, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Një deshmitar ka treguar se ata e mbanin zbrapsur patrullën e policisë duke shtënë me armë në ikje. Ndërkohë, 3 të tjerët u futën në një ‘audi’ të bardhë me targa të fallsifikuara.

Në tentativë për të ikur grabitësit ndeshën rezistencën e policisë ku njëri prej uniformave blu u përplas nga makina e garbitësve që arritën të largoheshin pa gjurmë.

Sakaq, makina e grabitëseve u larguar drejt kombinatit dhe më pas drejt Liqenit të Thatë.

Policia është vënë në ndejkje të autorëve. 

Ndërkohë që grabitja në Kurbin dhe Prush, nuk është e vetmja e ndodhur brenda pak ditëve, pasi një grabitje tjetër është regjistruar dhe në Kamëz, ku u grabit një argjendari nën kërcënimin e armës nga tre persona.  

Grabitësit kanë marrë disa bizhuteri floriri me peshë 500 gram, të cilat kanë qenë në tavolinë për shitje.

Punonjësit e argjendarisë, deklaruan se grabitësit nuk kanë arritur të marrin para. Më pas, autorët janë larguar në drejtim të paditur me një automjet tip “BMW” të bardhë.