Vendosni fjalën kyçe....

Inceneratori i Tiranës/ Të arrestuarit dalin sot në GJKKO për masat e sigurisë, Zoto e Mërtiri në kërkim


Gjykata e Posaçme zhvillon sot seancat e njoftimit të masave të sigurisë të vendosura për 15 të akuzuarit për inceneratorin e Tiranës, dy prej të akuzuarve kryesorë, ish-ministri Lefter Koka dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Mjedisit Alqi Bllako.

Ndërkaq, të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim. 

Personat e arrestuar së fundi për inceneratorin e Tiranës, janë Taulant Tusha, Namir Simirxhiu, Bledar Karoli, Jetmir Llapaj, ndërsa në arrest shtëpie, janë Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, dhe ish-punonjësi i kësaj ministrie Pëllumb Abeshi, të cilët duhet të dalin para gjykatës për njoftimin e masave të vendosura më kërkesë të SPAK.