Vendosni fjalën kyçe....

PAMJE TË RËNDA/ Banorët rebelohen ndaj kartelit meksikan, përplasja lë 14 viktima (Video/Foto)


Të paktën 14 të vdekur, 4 të plagosur dhe 2 të zhdukur janë raportuar në Texcalitlán të Meksikës.

Me sa duket, anëtarët e Kartelit ‘La Familia Michoacana’ njoftuan se do rrisnin kuotën e zhvatjes së taksave për banorët e Texcalitlán, një bashki e vogël në shtetin e Meksikës.

Praktika e zhvatjes është e zakonshme midis grupeve të krimit të organizuar në Meksikë që detyron pronarët e bizneseve të paguajnë një taksë të paligjshme për grupet e krimit të organizuar në këmbim të lejes për të vepruar normalisht.

Civilët kishin lënëtakim në një fushë futbolli të premten më 8 dhjetor 2023, për t’u takuar me përfaqësuesit e celulës kriminale që i përkiste ‘La Familia Michoacana’, të cilët ishin të armatosur me armë zjarri.

Mediat vendase raportuan se të shtënat ndodhën pas një marrëveshjeje të dështuar mes grupit të krimit të organizuar dhe civilëve.

 

11 të vdekurit i përkisnin anëtarëve të kartelit ‘La Familia Michoacana’ dhe 3 të vdekurit e tjerë ishin civilë të komunitetit vendas.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Borderland Beat

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani