Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Kongresi i PS-së përgatitje e Ramës për të marrë “jo-në” e BE-së


Kryetari i PD-së të Rithemelimit, Sali Berisha ka komentuar në një konferencë për shtyp Kongresin e Partisë Socialiste.

Berisha e quajti Kongresin parapërgatitje të Ramës për të marrë “jo-në” e anëtarësimit.

Rinia që priste sot nga ky kongres i partisë së krimit të dëgjonte një fjalë, konstatojë se ata nuk ekzistonin. Mbajti fjalim sikur kishte kaluar tërë natën nën efektin e drogave të forta. U ndal gjerësisht në integrimin, proces të cilin ai me lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, me Sinaloan e Meksikës, me Bajrët e Shkodrës, me bandat e Durrësit dhe të Elbasanit, me Olsin e tij dhe Xibrakën, proces të cilin me vjedhjet tashmë famoze që jehojnë në të katër anët e Brukselit, djegësit, vetëm njëri prej tyre 1 miliard euro, proces të cilin me Dubai Cityn e tij, me të cilin do të krijojë lavatriçen më të madhe në Europë të parave të drogës dhe vjedhjeve që ka bërë ortaku i vëllait të tij me Bitcoin. Këto nuk ekzistojnë për Europën dhe integrimin.

Ekziston vetëm Greqia. Mirëpo që nuk u kthye të përdorte termat e etërve të tij monarko-fashistë, por më pas duke qenë i pasigurt se nuk është vetëm Greqia, por se standardet evropiane, demokratike i kërkojnë të gjitha vendet e lira dhe demokratike të Europës për t’u zbatuar, i kthehej pas aleatëve angloamerikanë, i kthehej boshtit evropian. Se ku e kishte mendjen te boshti, mendja e tij e sëmurë e di.

E vërteta është se proces integrimi me Edi Ramën, nuk ka. E gjithë ajo që dëgjuan shqiptarët ishte një parapërgatitje për një JO për hapjen e negociatave, pikërisht për shkak të vendosjes së një diktature të re, diktaturë të bazuar në bandën, krimin dhe drogën.

Ajo që ndodh me Belerin është dhunimi më flagrant i të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë. Dhunim për interesa mafioze, kanë folur për Olta Xhaçkën, jo mo jo, nuk është vetëm Olta Xhaçka, janë Olsi Rama, Edi Rama dhe klanet e tyre që janë vërsulur me tërbim ndaj pronave në Himarë dhe në të gjithë bregun.

Ai nuk foli se kriteret demokratike janë kritere themelore në procesin e integrimit, sepse vetë Komisioni Europian, zyra direkt e përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme, denoncoi publikisht bllokimin e komisioneve hetimore parlamentare, çka do të thotë grusht shteti brenda shtetit. Marrje e pushtetit të parlamentit. Do të thotë refuzim kategorik i kontrollit mbi të për afera të tmerrshme vjedhjeje.

Me këtë fjalim ai po përgatit izolimin e plotë të Shqipërisë.

Se ne qenkemi në rregull, por se Europa nuk është në rregull. Se Europës njëherë i del një problem diku, një herë një problem tjetër.

Çfarë problemi i del Europës kur ne shkelmojmë Kushtetutën tonë? Çfarë problemi i del Europës kur ky firmos 17 vendime në 24 orë për të vjedhur me djegësin e Tiranës deri në 1 miliard? Çfarë problemi ka Europa, kur ky vrapon me një gërshërë të thyer për të promovuar vjedhjen me rritjen 83 herë të çmimeve? Cili është problemi i Europës në këtë rast?

Çfarë problemi ka Europa kur rriten me 25 herë tenderimet sekrete nga zyra e tij? Kanë bërë një ligj, të vjedhin fshehtas. Si qenka problem i Greqisë ky apo problem hipotetik i Europës?

Ne rrezikojmë me datën 12 dhjetor të marrim një karton të kuq. Dhe pse? Vetëm e vetëm për shkak të qëndrimeve mafioze të Edi Ramës, i cili interesat e pasurimit të tij, interesat e pasurimit të klaneve të tij, i vendos mbi interesat e të gjithë shqiptarëve”, tha Berisha.