Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Greqia nuk ka të drejtë për çështjen Beleri


Kryeministri Rama deklaroi në emisionin Debat në A2 CNN se Greqia nuk ka të drejtë për çështjen Beleri.

Rama tha se Shqipëria nuk do të humbasë asnjë minutë drejt integrimit sepse shumica ka zgjedhur të punojë dhe këtë gjë e tregoi dhe progres raporti i fundit.  

Greqia nuk ka të drejtë për çështjen Beleri. Ne nuk do të humbasim asnjë minutë de facto, siç nuk kemi humbur dhe kur na refuzuan hapjen e negociatave. Ne kemi vijuar me punën dhe nëse kemi një progres raport ndër më të mirët, kemi një progres në të gjitha ato çështje, kjo vjen vetëm sepse ne vijojmë punën. Në këtë proces të negociatave, vër njëri veton për arsye të brendshme është një çështje që ndodh shpesh në BE. Ne nuk do të humbasim asnjë minutë. Ajo që ka ndodhur është se ne kemi pasur një proces screening që ka krijuar shumë respekt te të gjithë. E kemi realizuar me shpejtësi dhe saktësi pasi nuk e kemi humbur kohën”, tha Rama.