Vendosni fjalën kyçe....

Meta nga Elbasani: Kandidatët tanë s’kanë rivalë, Rama herë kërcen e herë shpik postera prej panikut


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim të zhvilluar në Elbasan, tha se kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” nuk kanë rivalë.

Meta ironizoi Ramën, ku tha se ai herë kërcen, herë shpik postera prej panikut që ka prej zgjedhjeve.

Meta mandej tha se qytetarët duhet të tregojnë përgjegjshmëri, duke e cilësuar këtë herë edhe si detyrë patriotike.

 “Kandidatët tanë nuk kanë rivalë. I vetmi që u del është një gogol që herë kërcen e herë shpik postera prej panikut që ka prej zgjedhjeve që po vijnë. E thkesoj që këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme dhe duhet që jo vetëm qytetarët të tregojnë përgjegjshmëri por këtë radhë është edhe detyrë patriotike se rikthimi i llogaridhënies absolutisht do sjellë dinamikë ngjarjesh për demokracinë në vendin tonë”, tha Meta.