Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Laknas të Tiranës, vritet një person dhe plagoset një tjetër


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Laknas, pasi një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Sipas policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Njoftimi i policisë:

 

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.