Vendosni fjalën kyçe....

Rama me të rinjtë në Librazhd: S’e ndaj dot veten nga njerëzit, çdo mëngjes kur hap sytë mendoj për ta që kur ra tërmeti


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një takim me të rinjtë në Librazhd, nga ku deklaruar se fjalimi i tij i sotëm do të jetë më personal.

Ai u shpreh se që nga momenti kur ka marrë vesh lajmin për tërmetin e 26 nëntorit të 2019-ës, jeta e tij ka ndryshuar dhe se ai nuk e ndan dot veten nga njerëzit.

Rama tha se gjëja e parë që mendon kur zgjohet në mëngjes është sa banesa do të ndërtohen sot për ata që kanë mbetur të dëmtuar nga tërmeti, apo se sa vaksina do të kryhen sot për të moshuarit për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

“Kur pash sot kalanderin e lëvizjes dhe aty ishte shënuar aty një takim me të rinjtë në Librazhd, mendova që është momenti i duhur për të mbajtur një fjalë jo tipike fushate, një fjalë më personale. U bënë ditë në fakt, por sidomos ditët e fundit që miq të ndryshëm më shkruajnë: Po qesh o burrë, mos dil kaq I ngrysur, dukesh I lodhur, punët janë mirë, ne do fitojmë.’

Dhe ne padyshim që më 25 Prill do të fitojmë. Por më besoni që nuk është kaq e lehtë të buzëqeshësh, nuk është e lehtë të jesh i pangarkuar dhe të dukesh i frskët sikur ke fjetur gjumë 10 orë, sepse për mua u bë tanimë më shumë se një vit që ka qenë një kohë jashtëzakonisht e vështirë. Dhe qysh nga momenti kur mora lajmin se ka rënë një tërmet dhe pastaj minutë pas minuti merrja vesh lajmet për dëmet e jashtëzakonshme që ishin bërë dhe ndryshimi në jetën time aty lart ka qenë shumë i madh.

Dhe që nga ai moment deri më sot, unë në asnjë moment nuk arrij dot të ndaj veten time, besojeni ose jo, nga ata të cilët presin të kthehen në shtëpi, nga nxënësit që presin të rikthehen në shkollën e tyre, por po ashtu edhe nga të gjithë ata e sidomos për gjyshërit tuaj që presin të çlirohen nga ankthi i tmerrshëm dhe nga pasiguria përballë armikut të padukshëm.

E gjithë kjo kohë për mua nuk ka qenë koha e një kryeministri në zyrë që bën planet dhe detyrat e tij, pork a qenë shumë më tepër se kaq. Ka qenë koha e rreshtimit me zemër, mish dhe me shpirt krah për krah të gjithë atyre që në asnjë mënyrë nuk duhet të ndihen vetëm. Krah për krah atyre të cilët jetojnë larg Tiranës, larg Bulevardit, larg kontaktëve me të fuqishmit e kësaj toke, me politikanët, bisnesmenëve që shpesh herë ia bëjnë më të thjeshtë zgjidhjen e halleve të tyre.

E pra janë ata në mendjen time çdo sekondë, çdo minutë, çdo ditë dhe janë ata që më motivojnë mua që sapo hap sytë, gjëja e parë që mendoj është sa shtëpi do të happen sot për ta, sa vaksina do të bëhen për më të moshuarit sot, dhe kjo punë ka filluar qysh nga momenti kur mijëra njerëz u gjendën në qiell të hapur, pa çati.”- deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *