Vendosni fjalën kyçe....

E para herë në histori, avioni me karburant të prodhuar nga yndyra  e sheqeri kalon Atlantikun


Për herë të parë në histori, një aeroplan komercial fluturoi përtej Oqeanit Atlantik pa përdorur lëndë djegëse fosile.

Kompania ‘Virgin Atlantic’ tha se fluturimi provë të martën nga Londra në Nju Jork u fuqizua vetëm nga karburanti i njohur si SAF, një kategori e gjerë karburanti që çliron më pak karbon sesa përzierjet e zakonshme.

Karburanti në këtë fluturim ishte bërë nga yndyrna të mbeturinave dhe sheqerna bimore dhe lëshon 70% më pak karbon sesa karburanti i zakonshëm, sipas një njoftimi për shtyp. Ai u ul në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy të martën pasdite.

Ekspertët thonë se karburantet e qëndrueshme të aviacionit një ditë mund të luajnë një rol të madh në tkurrjen e gjurmës së karbonit të industrisë së aviacionit, edhe pse prodhimi i tij është i vogël sot. SAF përbën rreth 0.1% të konsumit të karburantit të linjave ajrore.

Fluturimi me karburant 100% SAF i ‘Virgin Atlantic’ është bërë vetëm një herë dhe linja ajrore nuk do ofrojë rregullisht fluturime me vetëm SAF. Motorët e zakonshëm të avionëve nuk janë të ndërtuar të funksionojnë vetëm me karburant të qëndrueshëm dhe është shumë i shtrenjtë dhe i rrallë që të jetë praktik për linjat ajrore që të kryejnë fluturime me SAF.

Megjithatë, Chen thotë se është një çast historik.

“Është një fluturim vërtet i rëndësishëm për të theksuar zhvillimin që po bëhet, nevojën për më shumë SAF dhe rolin kritik që ai mund të luajnë në uljen e çlirimit të karbonit të aviacionit,” tha ai.