Vendosni fjalën kyçe....

KËPUCË APO LIMONADË? – Pse Rama po i nxit analistët që ta sulmojnë


Artur Zheji, Edi Rama, Ylli Rakipi

Në kulmin e një proteste me krejt një dinamikë të re në Shqipëri; agresive, e qëndrueshme dhe e gjeneruar nga qytetarë të cilëve po u grabitet prona pa dëmshpërblim, duket se historia e gishtave të prerë të një policeje të re nuk po e tërheq krejtësisht vëmendjen që kërkon makineria e propagandës.

Në skenë del, pa ndonjë shkop magjik, një strategji e përdorur shpesh nga kryeministri Edi Rama: sulmi ndaj gazetarëve.

Sot, në rubrikën “Përgjigja ime”, Edi Rama ka shënjestruar analistin Ylli Rakipi, duke e sulmuar me të dhënat rreth një kontrate qiradhënie që Rakipi ka me CEZ-in. Përmbledhtas Rama thotë se Rakipi ka marrë në emër të Ylli Kadriut, 2 milionë e 561 mijë euro.

“Këtë kontratë të paekspozuar ia prishi organizata kriminale e Rilindjes, …Organizata jonë e Rilindjes ka dhe arrogancën që nuk i ha qoshja kurrë dhe hiç fare, as për jashtënxjerrjet e ekspozuara e as për gjobat e paekspozuara të Ylli Kadriut, të Qimi.net Kadriut, të Artur Kadriut dhe të tërë kadrijve në politikë që i paguajnë këto materie të biodegraduara në formë ylli..”,thotë Rama.

(Nga Minuta 8:45 deri në fund)

E menjëhershme ka qenë përgjigja e Ylli Rakipit, i cili i bën të qartë që jo vetëm emisionin e tij “Të paekspozuarit” nuk e mbyll dot, por ka bërë edhe një “Mea Culpa”, duke rrëfyer stisjen e një “Fake News”-i, me dirigjimin e Ramës, vite më parë. Fjala është për përmbytjen e Tiranës nga liqeni artificial.

Në rrezen e sulmit të tij, Rama përfshin edhe Artur Zhejin e Çim Pekën, ndërsa një kundërpërgjigje i ka ardhur edhe nga Zheji e bashkë me ta është solidarizuar edhe Andi Bushati.

Me të njëjtin intensitet Rama ka sulmuar gazetarët edhe herë më parë, mjafton të sjellim në kujtesë situatat kur i quante “kazanë”, kur sulmonte analistët e “Lapsi.al” apo kur sulmonte nga foltorja e Kuvendit gazetaren Erisa Zykaj, e cila raportonte nga Brukseli.

Thuajse në një mënyrë periodike Edi Rama nis fushatë kundër gazetarëve.

Por pse ndodh kjo gjë?

Nëse i hedh një vështrim momenteve se kur Edi Rama i ka kryer këto sulme, dallon se ai nuk ka sulmuar si një politikan emotiv, por si një strateg që e nxit me çdo kusht debatin me median.

Sa herë kryeministri gjendet me shpatulla pas muri, i përballur me akte arbitrare korruptive, me ministra nën hetim ndërkombëtar ose me protesta ku ‘i fluturon këpuca kokës’, Edi Rama menjëherë nis sulmet ndaj gazetarëve dhe emrave të përveçëm.

Kryeministri e ka strategji të përsëritur dhe e kërkon shpesh në situatë tensioni publik, që tensionin ta orientojë drejt debateve krejt personale me gazetarë të caktuar.

Është një strategji e përsëritur e tij, sepse Edi Rama e di shumë mirë që pakëz tension me analistët  është më tepër zbavitje se sa problem, pasi problemi i tij i vërtetë është ajo këpuca që iu vërtit dje kokës nga protestuesit.

Kryeministri Rama, në dy pamje, (majtas) kur bën monolog video-selfie dhe (djathtas) kur përballet me këpucën e protestuesve.

Këpuca e tmerron. Krahasoni madje dhe dy videot, shikoni mimikën sa i tronditur dhe i hutuar është Edi Rama kur u përball me këpucën dhe sa i relaksuar dukej kur xhironte video-selfien ku sulmonte gazetarët.

Duket si një strategji për të devijuar vëmendjen nga protestat, nga këpuca, nga tmerri i tij i  vërtetë.

Rama është duke e ndërsyer vetë këtë sulm-limonatë  me video-selfie, i leverdis atij në radhë të parë që të zhvendosë prozhektorët nga protesta, drejt monologjeve video-selfie. /Hashtag.al 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *