Vendosni fjalën kyçe....

Kanguri që i “bie” kitarës, dhelpra me “puro”, shpallen fituesit e këtij të çmimit “gazmor” nga fauna


Kafshët në habitatin e e tyre mund të dhurojnë shfaqje nga më gazmoret e të paparashikueshmet.

Këtë vit fituesi i çmimit “Comedy Wildlife Photography Awards 2023” ka shkuar për fotografin Jason Moore i cili ka fiksuar një kangur të vogël që duket sikur po i bie kitarës.

Jason e kapi foton e kangurit gri në periferi të Perthit. Ai ishte jashtë me aparatin e tij në mëngjes herët, duke shpresuar të kapte disa nga kafshët e egra australiane në ‘orën e artë’ të dritës së diellit.

Çmimet Comedy Wildlife Photography Awards të këtij viti panë 5,300 aplikime nga 1,842 pjesëmarrës që përfaqësojnë 85 vende në mbarë botën. Ishin gjashtë fitues për secilën kategori.

Më poshtë janë disa nga fotot që morën pjesë në garë.