Vendosni fjalën kyçe....

Puna e detyruar për mjekët e rinj, Rama paralajmëron: Praktika do ndiqet gjerësisht në arsimin publik


Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Tiranë, nga ku ka folur edhe lidhur me ligjin për punën e detyruar të mjekëve të rinj.

Ai shtoi më tej se praktika që u ndoq me studentët e mjekësisë do të zgjerohet në arsimin publik, që sipas kreut të qeverisë nuk është shumë larg kërkesave të Europës.

“Unë nuk i diskutoj vendimet e gjykatave, por edhe pezullimi që i bëri GJK kërkesës absurde të studentëve është absurd. Është absurd dhe po e diskutoj sepse është pezullim. Shkolla e magjistraturës e ka kusht, mund të hysh por nuk merr dot diplomën po nuk punove 5 vjet si magjistrat. Është një nga shkollat më të mira të Shqipërisë.

Fakti është që nuk është shkelur asnjë e drejtë kushtetuese dhe nuk është vënë në diskutim. Ne këtë sistem do ta zgjerojmë. Në arsimin publik që e kemi shumë të favorshëm dhe jo aq larg kërkesave të Europës, do ta zgjerojmë. Ose është varianti tjetër që i kemi dhënë studentëve, do të ikësh që nesër dhe t’i kthesh kurrizin këtij vendi? Do paguash një tarifë tjetër, do paguash atë që kushton. Është më pak se në Gjermani por prapë do paguash. Nëse do këtë tarifën tjetër do rrish maksimumi 5 vite. Dhe 5 vite është për ata që hyjnë në vit të parë. Këta që i kapi rrugës 2-3 vjet do rrinë”, u shpreh Rama mes të tjerash.