Vendosni fjalën kyçe....

Nikolla e fton në aktivitetin për 25-vjetorin e Kushtetutës, Bardhi i kthehet: Përpara organizimit të festave, respektoni ligjin



Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me ftesën që kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka bërë atij në lidhje me një ceremoni që do tl zhvillohet në kuadër të 25-vjetorit të Kushtetutës.

Në letër Bardhi thekson se kryeparlamentarja të respektojë kushtetutën.

Letra e plotë:

Znj. Nikolla,

Në adresë të të gjithë deputetëve të opozitës është dërguar një ftesë për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë: “25 vjet të Kushtetutës Shqiptare”. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, me lejoni t’ju përcjell pamundësinë tonë për të marrë pjesë në këtë konferencë, për shkak të veprimeve të mazhorancës.

Së pari, duket më shumë se ironike që Konferenca për 25 vjet Kushtetutë të organizohet nga ana juaj, si përfaqësuese e një mazhoranca që në mënyrë të vazhdueshme dhunon Kushtetutën. Vetëm gjatë muajit të fundit ju keni vendosur të asgjesoni të drejtat kushtetutese të opozitës, duke injohur hapur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 

Ju personalisht, injoroni zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ku prej 10 muajsh refuzoni të zbatoni vendimin nr. 1, datë 23.1.2023 të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë arsye, përpara organizimit të festave mbi Kushtetutën, do të ishte më e përshtatshme që ju të tregoni shembullin e respektit ndaj Kushtetutës.