Vendosni fjalën kyçe....

Balluku në Samitin e Diasporës: Jemi pak por kemi nxjerrë shumë shkencëtarë, artistë dhe sportistë


Po mbahet aktualisht Samiti i tretë i Diasporës në Tiranë, në Pallatin e Koncerteve. Në panelin e pasdites së sotme ishte e pranishme edhe zëvëndëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në fjalën e saj, ajo paraqiti sukseset e këtyre viteve të qeverisë në fushën e digjitalizimit dhe inovacionit. Objektivi i qeverisë ka qenë që më herët digjitalizimi i shërbimeve. Ndërkohë është bërë e mundur që pothuaj të gjitha shërbimet në pushtetin lokal dhe qëndror të kthehen në shërbime digjitale.

Zv.kryeministrja Balluku u ka bërë thirrje shumë prej ekselentëve në diasporë të kthehen në atdhe të kontribuojnë në vendin e tyre për ta çuar atë përpara.

Belinda Balluku: Duke rrahur mendime në bazë të këtij programi të fillojmë të kthejmë S3 në një program të rëndësishëm. Kur ti fillon edhe e diskuton dhe shkëmben mendime me të tjerët bëhet prezente. Ka të bëjë me kapitalin njerëzor. Ky panel është ngritur në kuadër të Samitit të Diasporës. Kapitali njerëzor është i shpërndarë në të gjithë botën. Jemi komb i vogël, sërish gjenetikisht kemi diçka. Jem pak po kemi nxjerrë shumë shkencëtarë të njohur, shumë artistë, shumë sportist. Zoti na ka dhënë si burimet e natyrës si një brum të mirë gjenetik që duhet të përthithet siç është rasti i Samitit të Diasporës. Jam kundër këtyre ditëve të veçanta një herë në 3 vite, Kjo ditë duhet të na shërbejë të rrisim bashkëpunimin deri në samitin ardhshëm. Kryeministri ka pasur në mendje që në fillim inovacionin, ekselencën, digjitalizimin. Spikat digjitalizimi. Vendosëm që në 2019 që pjesa më e madhe e këtyre shërbimeve që ofrohen nga pushteti lokal dhe qendor të kthehen online. Në fillim u duk agresive. Sot ofrojmë pak a shumë 99% të shërbimeve online. Nëse vendos të jesh inovator duhet edhe të mbrohesh nga sulmet. Kemi Agjencinë e Mbrojtjes Kibernetike. Drejtohet nga një profesor i informatikës teknologjike.