Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet 23-vjeçari në Kukës, në kërkim dy vëllezërit për kultivim kanabisi


Një 23-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kukësit për kultivim kanabisi, ndërsa janë shpallur në kërkim dy vëllezërit e tij.

 “Strukturat bënë ndalimin e shtetasit Veri Markaj, 23 vjeç, banues në fshatin Vrrij, pasi më datë 19.08.2021, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Vrrij është evidentuar një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ku nga hetimet dyshohet autor shtetasi Veri Markaj.

Gjithashtu, po hetohen në gjendje të lirë 2 vëllezërit e tij, shtetasit M.M., dhe Y. M., për përfshirjen e tyre në këtë aktivitet kriminal.”, njofton Policia e Kukësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.