Vendosni fjalën kyçe....

Ka festë në “Air Albania”, Shqipëria ‘ngec’ me Ishujt Faroe por del e para në finish


Shqipëria nuk ka mundur dot ta mbyllë me fitore fazën kualifikuese të Euro24 po pavarësisht kësaj e ka ruajtur kreun e grupit.

Kuqezinjtë e Sylvinho-s nuk shkuan dot më shumë se një barazim në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe të vendit të fundit.

Në ndeshjen tjetër në grup, Çekia mundi lehtësisht Moldavinë duke ruajtur vendin e dytë.

Kombëtarja shqiptare ushtroi mjaft presion po i mungoi qartësia para porte duke krijuar pak raste para portës kundërshtare.