Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Zall Gjoçajt protestë para SPAK-ut, kallëzim penal për Blendi Klosin


Banorët e fshatit të Zall Gjoçajt në Mat kanë protestuan këtë të premte përballë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK-ut).

Sipas “Balkanweb“, ata depozituan edhe një kallëzim penal për një sërë zyrtarësh, mes të cilëve edhe ministrin e Turizmit dhe të Mjedisit, Blendi Klosi.

Banorët e Zall Gjoçajt i konsiderojnë të paligjshme ndërtimet në Parkun Kombëtar dhe paralajmërojnë se do t’i vazhdojnë protestat e tyre.

Hidrocentralet Sekë dhe Zais morën leje ndërtimi më 3 tetor të 2018. Dy hidrocentralet në fjalë janë pjesë e rreth 100 hidrocentraleve, të cilave qeveria Rama u ka dhënë leje ndërtimi.

Punimet për ndërtimin e HEC-eve Sekë dhe Zais janë ndërprerë disa herë, kjo për shkak të protestave që janë zhvilluar nga banorët e zonës.

Gjykata Administrative Tiranë vendosi më 25 janar vazhdimin e punimeve të ndërtimit të HEC-eve “Sekë” dhe “Zais”, në Parkun Kombëtar Zall-Gjoçaj. Ndërsa në 18 janar, Gjykata Administrative i hoqi kompanisë ndërtuese të hidrocentraleve të drejtën për të prodhuar energji brenda zonës së mbrojtur.

Banorët kanë frikë se ndërtimi i HEC-eve do të dëmtojë zonën dhe do t’u marrë burimet ujore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *