Vendosni fjalën kyçe....

Lojtarja e Vllaznisë shënon supergolin në kampionat, shihni perlën (Video)


Përveç supergolave të Asanit, Asllanit e Bajramit gjatë fushatës kualifikuese të Euro24, ka mjaft talent edhe në futbollin e femrave.

Lojtarja e Vllaznisë në Superligë dhe e kombëtares Megi Doçi ka shënuar një supergol këtë javë në ndeshjen ndaj ekipit të femrave të Laçi, që u fitua nga shkodranet me rezultatin 10-0.

Ajo shënoi me roveshatë nga jashtë zonës së rreptësisë.