Vendosni fjalën kyçe....

Rrëfimi i ish-pilotit që hasi në objektin e çuditshëm ajror: Kreu akt lufte ndaj nesh (Video)


Një nga ish-pilotët luftarakë që hasi një objekt misterioz fluturues në brigjet e Kalifornisë në 2004 thotë se fenomenet e paidentifikuar kreu një ‘akt lufte’ në takimin e pashpjegueshëm.

Komandanti David Fravor dëshmoi se objekti në formë Tic Tac-u kryente manovra të jashtëzakonshme ajrore të cilat asnjë teknologji e njohur njerëzore nuk është e aftë t’i bëjë. Ish-piloti i Marinës Amerikane tha se objekti i paidentifikuar ishte krejt ndryshe nga ccdo tjetër që ai kishte hasur ndonjëherë.

Komandant Fravor u dërgua për të hetuar zonën pasi u zbuluan anomalitë e radarëve. Ai u ndoq nga pilotët e tjerë të cilët regjistruan me sukses pamjet e dukurive të çuditshme. Videoja u zbulua në vitin 2017, para se të deklasifikohej nga Pentagoni në fillim të këtij viti.

Fravor rrëfeu takimin hutues në një intervistë në podcast me shkencëtarin e Institutit të Teknologjisë në Massachusetts, Lex Fridman.

“Kjo nuk ishte thjesht e pamw atw dhe ai u largua. Apo unw pashw disa drita nw qiell dhe ato  zhdukwn. Ne e pamë këtë gjë në një ditë të pastër me katër vëzhgues të trajnuar.” – kujton Fravor.

Ish-piloti tha se çdo herë që ai u përpoq t’i afrohej objektit ai largohej me shpejtwsi duke u zhdukur për më pak se një sekondë.

“Mbaj mend që i thashë djaloshit në sediljen time të pasme; “Djalosh, unë nuk e di për ty por jam shumë i çuditur.’

“Radari është mjaft i zgjuar sa që kur sinjali kthehet, nëse është ngatërruar, ai do t’ju tregojë, do t’ju japë tw dhwna se është bllokuar… Wshtë bllokuar në çdo mënyrë që mund të shihni… Kur bllokoni në mënyrë aktive një platformë tjetër, ky teknikisht është një akt lufte.

Linku i Videos