Vendosni fjalën kyçe....

Euro 2024, Sylvinho vendos për titullarët ndaj Moldavisë, formacionet zyrtare


Shqipërisë i duhet një pikë për të siguruar kualifikimin e madh në Euro 2024. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare për transfertën ndaj Moldavisë, takim ky që luhet në orën 18.00.

Në raport me takimin e fundit, atë kundër Republikës Çeke, kemi vetëm një ndryshim Ismajli rikthehet titullar në vend të Arlind Ajetit, me qendërmbrojtësit që për arsye dëmtimi nuk ia doli të ishte i pranishëm në këtë dy sfida, por në çdo rast, Ismajli është i paprekshëm teksa me Berat Gjimshitin kanë formuar prej kohësh dyshen e qendrës së mbrojtjes. Hysaj në të djathtë dhe Mitaj në të majtë kompletojnë repartin e prapavijës, ndërsa Berisha në portë.

Nuk ndryshon as dyshja e mesfushës, Asllani-Ramadani, ndërsa përpara tyre zbret Nedim Bajrami. As treshja e sulmit nuk preket me Seferin në të majtë, Cikalleshi në qendër dhe Jasir Asani në të djathtë.