Vendosni fjalën kyçe....

Përurohet “Education USA” te Piramida në Tiranë, ambasadori Wisner këshillon studentët shqiptarë


I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA, David Wisner ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të qendrës Education USA tek Piramida në Tiranë.

Wisner u shpreh se duhet të mbështesim studentët, ndërsa shtoi se të gjithë janë të pritur për të vizituar zyrën.

“Nuk mund të kishim një zgjedhur një vend më të përshtatshëm se ky ku jemi tani. Ndonëse kjo ndërtesë është e mbushur me histori, është si  një kthim në shtëpi. Diku mes viteve ’90 kemi pasur agjencinë tonë të SHBA-ve në këtë vend. Arsimi i lartë në SHBA tërheq më të mirët dhe më zgjuarit nga e gjithë bota. Studentët shqiptarë në SHBSA, amerikanët mund të përfitojnë nga kjo lidhje dhe të mësojnë më shumë për Shqipërinë.

Lidhjet dhe mundësitë që lidhen gjatë periudhës së studimeve lidhen për gjatë gjithë jetës. Do i doja të ri prezantoja dhe njëherë Aidën. Ajo është personi që do ofrojë këshillim të personalizuar për studentët që duan të studiojnë në SHBA. Së bashku me Aidën ju mirëpresim të vizitoni zyrën tonë këtu.”, u shpreh ambasadori Wisner.