Vendosni fjalën kyçe....

PD-ja kallëzon në SPAK, Ramën, disa ministra, deputetë dhe kryebashkiakë


Partia Demokratike ka dërguar në SPAK një kallëzim penal Kryeministrin Edi Rama dhe një pjesë të mirë të kabinetit të tij të ministrave.

Mes të kallëzuarve janë edhe kryebashkiakë dhe drejtorë institucionesh. PD-ja pretendon se Kryeministri, ministrat, kryebashkiakët dhe deputetët kanë shkelur ligjin që i ndalon të përdorin funksionin publik për qëllime elektorale.

Ligji i iniciuar nga KQZ-ja i ndalon funksionarëve publikë të përdorin funksionet e tyre publike për dhënie tenderash, inaugurime apo dhënie titujsh shtetërorë 4 muaj para datës së zgjedhjeve.

Sipas Partisë Demokratike të kallëzuarit janë:

-Edi Rama, Kryeministër

-Elisa Spiropali, Ministër i Marrëdhënieve me Kuvendi

-Anila Denaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë

-Arben Ahmetaj, Ministër i Rindërtimit;

-Belinda Balluku, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

-Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste

– Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë;

-Rakip Suli, Kryetar i Bashkisë Kamëz;

-Emiriana Sako, Kryetar i Bashkisë Durrës;

– Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak;

– Artur Bushi, Kryetar i Bashkisë Krujë;

– Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë;

– Dritan Agolli, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit;

– Bujar Çela, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;

– Sadi Vorpsi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;

– Karolina Kostallari, Drejtues i Njësisë Administrative nr.10 Tiranë

– Çdo person i paidentifikuar deri më tani nga ana jonë, por që me veprime konkrete rezulton mbas hetimit që ka përgjegjësi penale.

Sipas denoncimit, ata akuzohen për dy vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Disa nga shembujt e sjellë janë përfshirja e Edi Ramës, Elisa Spiropalit, Taulant Ballës, Belinda Ballukut, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt etj në aktivitete që kanë të bëjnë, kryesisht, me rindërtimin pas tërmetit, ku përdoren burime dhe para publike, si dhe me dhënien e certifikatave të legalizimit apo investimeve të tjera publike.

Publikimi i këtyre aktiviteteve është i ndaluar edhe me vendim të KQZ, bazuar në ligjin e miratuar sipas marrëveshjes së qershorit të kaluar.

Ky kallëzim apo kallëzimet e ngjashme me të janë rasti ideal që edhe SPAK të sprovohet në sytë e mbarë opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar dhe të tregojë me vepra se organet ligjzbatuese shqiptare do të vendosin përpara përgjegjësive çdo shkelës të ligjit, pavarësisht nëse është i pasur apo i veshur me pushtet.”-theksohet në kallëzimin e PD.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *