Vendosni fjalën kyçe....

Gjenden të groposura kockat e një njeriu, policia e Sarandës: Do dërgohen për ekzanimin


Policia e Sarandës ka reaguar lidhur me mbetjet kockore që u gjetën një natë më parë në fshatin Xarrë të Konispolit.

Sipas policisë, mbetjet ishin në proces dekompozimi e do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për verifikim.

Nuk dihet ende se kujt i përkasin ato. Disa muaj më parë në Saranda u zhdukën Fatmir Sulovari e Leonard Theodhori, të cilët nuk janë gjetur ende.

“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proces dekompozimi. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti”, njofton policia.