Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në SHBA, humbin jetën 6 persona, 3 nga viktimat të mitur


6 persona u vranë dhe 18 u plagosën të martën në një aksident “shumë të rëndë” ku u përfshinë dy kamionçina, një autobus që transportonte nxënës dhe dy automjete pasagjerësh në një autostradë të Ohio-s, SHBA.

Tre nga të vrarët ishin nxënës nga shkollat e zonës, të cilët ishin në autobusin që po shkonte në një konferencë dhe tre të tjerë ishin në një nga makinat private të udhëtarëve, thanë në një deklaratë të martën në mbrëmje autoritetet e Ohio-s.

Të gjashtë viktimat u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa 18 të tjerë, përfshirë 15 nxënës, u transportuan në spital.

Sipas policisë rrugore pesë automjetet po udhëtonin drejt perëndimit kur ndodhi përplasja zinxhir me tre nga  mjetet që morën flakë pas përplasjes.

Të vdekurit janë identifikuar si Katelyn N. Owens, 15 vjeç, John W. Mosely, 18, Jeffery D. Worrell, 18, Kristy Gaynor, 39, Shannon Wigfield, 45 vjeç dhe Dave Kennat, 56 vjeç.